Shënohet dita kombëtare e përkujtimit të Holokaustit dhe heroizmit në Izrael

24.04.2025 10:17

Fondi i holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia...

Fondi i holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia sot do ta shënojnë Jom Hashoan – Ditën kombëtare të përkujtimit të holokaustit dhe heroizmit në shtetin e Izraelit, e cila shënohet në kujtim të kryengritjes hebraike në geton e Varshavës në vitin 1943 dhe një ditë përkujtimore e 6 milionë hebrenjve të vrarë në holokaust.

Siç është paralajmëruar, përkujtimi do të mbahet në Qendrën Përkujtimore të Holokaustit të Hebrenjve të Maqedonisë, në lagjen e dikurshme hebraike. Kryetari i komunitetit hebre, Pepo Levi, do të ndezë gjashtë qirinjtë përkujtimor me një premtim për viktimat dhe të mbijetuarit se nuk do të harrohen kurrë dhe se trashëgimia e tyre do të mbahet në kujtim të përjetshëm.

Tradicionalisht, çdo vit në këtë ditë hapet një ekspozitë e artit figurativ të nxënësve, pjesëmarrës në konkursin për çmime “Holokausti përmes prizmit të syve të fëmijëve”, i shpallur nga Fondi i Holokaustit të Hebrenjve të Maqedonisë dhe Qendra Memoriale e Holokaustit të Hebrenjve nga Maqedonia.
 
Nga 98 punimet e mbërritura, 60 janë të ekspozuara dhe janë pjesë e ekspozitës me titull “80 vjet nga çlirimi i Aushvicit”. Juria profesionale e përbërë nga artistë figurativë dhe pedagogë përzgjodhi tre veprat më të mira të artit. Vendin e parë e mori Kristina Markoska, shkolla fillore nëntvjeçare “Kosta Raci” – fshati Bërvenicë, vendin e dytë Anastasia Gacov, klasa e nëntë e shkollës fillore “Shën Kirili dhe Metodi” – Koçan dhe vendi i tretë Bozhica Ivanovska nga shkolla fillore “Ilinden” – Kriva Pallankë.