Gashi: Zgjedhjet lokale të shpallen në fund të korrikut ose në fillim të gushtit

24.04.2025 12:50

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi...

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, bëri të ditur se zgjedhjet lokale duhet të shpallen në fund të korrikut ose në fillim të gushtit.

Sipas tij, sa i përket ndarjes së grupeve të deputetëve gjithçka po zhvillohet njëlloj si në fillim të mandatit dhe në këtë aspekt nuk ka ndryshim tek grupi i deputetëve.

Në rast ndryshimesh do të informohet opinioni më i gjerë, theksoi kryeparlamentari, Afrim Gashi.