Taravari pret reagim nga Mickoski: Nëse nuk ju duhemi, largohemi nga Qeveria

24.04.2025 13:06

Kreu i një krahu të ASh-së, Arben Taravari...

Kreu i një krahu të ASh-së, Arben Taravari, bëri të ditur se janë zhvilluar bisedime me kryeministrin, Hristijan Mickoski.

Nëse kryeministri vlerëson se nuk ka nevojë për ASh-në, nuk e kemi problem të largohemi nga Qeveria, potencoi Taravari.

Megjithatë, ai konsideron se nuk duhet të nxitohet dhe  nëse VLEN-i është i vendosur për atë që kanë thënë ditët e fundit, si parti do t'i shohim opsionet tona për kandidatët për kryetar komunash.

Taravari këto komente i bëri gjatë  vizitës në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë.