Qindra të lënduar pas tërmetit në Stamboll

24.04.2025 13:27

Nga tërmeti me magnitudë 6.2 që goditi Stambollin...

Nga tërmeti me magnitudë 6.2 që goditi Stambollin, si dhe qytetet dhe provincat e tjera fqinje në Turqinë veriperëndimore. Sipas zyrtarëve turq nuk pati raportime për viktima apo dëme serioze. Të paktën 236 persona u lënduan dhe po trajtohen për plagët e tyre.

Zyrtarët thonë se shumica e lëndimeve ishin pasojë e sulmeve të panikut dhe përpjekjeve për t’u hedhur nga ndërtesat.

Stambolli konsiderohet një qytet me rrezik të lartë për një tërmet të madh, ekspertët paralajmërojnë se qyteti ka 64% të përjetimit të një tërmeti të paktën 7 ballë deri në vitin 2030.

Autoritetet u kërkuan civilëve të shmangin hyrjen në ndërtesat që mund të ishin dëmtuar dhe thanë se sallat sportive dhe xhamitë do të jenë të hapura për të strehuar banorët që nuk duan të kalojnë natën në shtëpitë e tyre.

Zyrtarët i kërkuan gjithashtu publikut që të qëndronte jashtë pasi priten pasgoditje.

“Në një përpjekje për të parandaluar dëmet nga ndonjë tërmet i ardhshëm, Qeveria kombëtare dhe administratat vendore filluan projektet e rindërtimit urban për të fortifikuar ndërtesat në rrezik dhe nisën fushata për të shkatërruar ato në rrezik shembjeje.”.