Ministri letonez Vejonis në takime me Ivanovin dhe me përfaqësues të Kuvendit
Ministri i Mbrojtjes i Letonisë, i cili prej dje qëndron për vizitë në Republikën e Maqedonisë, sot do të takohet me presidentin e shtetit Gjorge Ivanov, ndërsa do të mbajë edhe takim kokë më kokë me nikoqirin e tij, ministrin e Mbrojtës të Republikës së Maqedonisë Zoran Jolevski...

Jolevski dhe Vejonis dje kanë mbajtur takim në praninë e delegacioneve të dy vendeve ku kanë këmbyer mendime për situatat aktuale politike dhe gjeostrategjike në rajon dhe më gjerë. Takimet bilaterale i vlerësuan si të shkëlqyeshme dhe paralajmëruan vazhdim të bashkëpunimit në mbrojtje.
Ministri Vejonis shprehu ngushëllime për ndodhitë në Kumanovë dhe theksoi se Letonia prej kohësh i ka mbështetur përpjekjet e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe në BE.
Ai përkujtoi se Letonia e ka kryesimin me Këshillin e BE-së dhe e potencoi rëndësinë për pranimin e anëtarëve të rinj të cilët, siç tha, i ndajnë të njëjtat norma dhe vlera me Letoninë dhe të cilët punojnë ndaj realizimit të kritereve të nevojshme për hyrje. Vejonis theksoi se Letonia e mbështet integrimin e Maqedonisë në BE dhe në NATO.
Në kuadër të vizitës, ministri Vejonis do ta vizitojë Regjimentin për operacione speciale në kazermën "Ilinden" në Shkup.
Sipas paralajmërimeve, ministri Rejmonds Vejonis do të takohet edhe me kryetarin e Komisionit për mbrojtje dhe siguri, Emil Dimitriev dhe me anëtarët e Komisionit.
