Sulmet ruse mbi Kiev, Ukraina: Moskën mund ta ndalë vetëm presioni!

24.04.2025 15:15

Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha....

“Sulmet brenda natës tregojnë se Rusia, jo Ukraina, është pengesa për paqen”.

Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha.

“Putini demonstron me veprimet e tij, jo me fjalë, se ai nuk respekton asnjë përpjekje për paqe dhe dëshiron vetëm të vazhdojë luftën. Dobësia dhe lëshimet nuk do ta ndalin terrorin dhe agresionin e tij. Vetëm forca dhe presioni do ta ndalin”, - thotë ai në një postim në X.

Kryeministri i Ukrainës Denis Shmyhal gjithashtu ka postuar në lidhje me sulmet e mbrëmshme në kanalin e tij Telegram, duke thënë se Rusia “terrorizoi” qytetet ukrainase gjatë gjithë natës”

“Ukraina këmbëngul për një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar,” - thotë ai.