Maqedoni

Konferencë për integrimin në BE, folësit presin përshpejtim të procesit

24.04.2025 15:43

Procesi eurointegrues i vendit kaloi nëpër aspirata të ndryshme dhe interval të gjatë kohor...

Procesi eurointegrues i vendit kaloi nëpër aspirata të ndryshme dhe interval të gjatë kohor, thotë zëvendësministri i Jashtëm,Zoran Dimitrovski, i cili pret një zgjidhje me Bullgarinë, si bllokuese kryesore në vazhdimin e rrugëtimit integrues, dhe kjo me mbështetjen e vendeve të Unionit dhe partnerëve strategjikë. Përkujtonrëndësinë e sigurisë gjeografike dhe gjeostrategjike të Ballkanit Perëndimor.
 
“Për arsye sigurie, rajoni i Ballkanit duhet sa më parë të integrohet në BE. Këtu është një, të themi, privilegj që jemi në partneritet strategjik me ShBA-në dhe kjo luan rol të madh në sigurinë e rajonit. Sa i përket eurointegrimit tonë, shpresojmë se me ndihmën e partnerëve tanë strategjikë dhe vendeve të BE-së, ta kalojmë kontestin bilateral me Bullgarinë. Presim që në periudhën që vjen çështja qëështë pengesë bilaterale për integrimin tonë do të tejkalohet.”, - deklaroi zëvendësministri i Jashtëm, Zoran Dimitrovski.
 
Për kryetarin e klubit diplomatik Tegovski është e palejueshme një pritje njëzetvjeçare e vendit në të njëjtin status dhe akoma nuk shihet zgjidhja me Bullgarinë, së paku jo deri në zgjedhjet lokale,thotë ai, i cili një dozë paqëndrueshmërie ia vë edhe Brukselit, sa i përket integrimit tonë.
 
“Ka probleme edhe nga plani i brendshëm, megjithatë mendoj se problemi kryesor vjen nga jashtë dhe nga mosvendosmëria e Brukselit dhe nga pengesat që na i vendosën fqinjët. Kushtet për fillimin e bisedimeve nëkëto momente janë larg, pas asaj që edëgjojmë nga ministri i Jashtëm bullgar, nga komisarja për zgjerim, shihet se nuk jemi afër zgjidhjes.”, - theksoi kryetari i Klubit Diplomatik, Jovan Tegovski. 
 
Profesori italian, Redaeli, potencon se integrimi në BE nuk ështëi lehtë dhe sidomos kur gjërat kërkojnë konsensus, por duhet të punohet në tejkalimin e sfidave, sugjeron ai.
 
“Hyrja në BEështë çështje konsensusi.Për këtë duhet të shkohet hap pas hapi dhe të arrihet konsensus që ndonjëherëështëi vështirë dhe procesi shkon ngadalshëm, por është me rëndësi që të arrihet dhe të tejkalohen problemet. Brukseli dëshiron që Maqedonia e Veriut të integrohet,sepse është e palogjikshme të mbetet jashtë BE-së”, - u shpreh profesori italian, Rikardo Redaeli.
 
Këto komente u thanë në konferencën ndërkombëtare “Rëndësia e gjeografisë në formësimin e politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare”, e organizuar nga Klubi Diplomatik – Shkup dhe Universiteti Amerikan Kolegji Shkup.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU