Samit për tregti me mallra për konsum të gjërë
Samiti i parë për tregti me mallra për konsum të gjërë (FMCG) në Maqedoni do të mbahet sot në Shkup në organizim të redaksisë së Maqedonisë të magazinës InStore...

Është paralajmëruar prania e më shumë se 250 përfaqësuesve të menaxhmentit, sektorit për furnizim, trejd marketingut, shitje prej pothuajse 80 tregtarëve, prodhues, distributorë të FMCG-prodhimeve, konsultues, agjenci dhe kompani të cilat udhëheqin veprimtari përcjellëse.
Në samitin e parë të FMCG-së do të ndahen përvojat dhe njohuritë për tregti me mallra për konsum të gjërë. Përmes tregimeve inspiruese për rrugën nga gjembat deri te yjet do të prezantohet modeli i biznesit të FMCG-së së Maqedonisë, ndërsa do të flitet edhe për inovacionet në biznes. Një pjesë e programit është përkushtuar për distribuim, kompleksiteti i tij, karakteristikat e dërguesit të mirë dhe afatgjatësia e marrëdhënies të partneritetit tregtar. Do të bëhet fjalë për shprehitë e blerësit, por edhe për promovimet të cilat janë atraktive edhe për blerësit edhe për tregtarët. Samiti do të përmbyllet me diskutim për atë se ku lëviz sektori i FMCG-së në Maqedoni.
Tendenca e kësaj ngjarje do të shndërrohet në ngjarje vjetore tradicionale që do t'i mbledhë në një vend të gjithë njerëzit e njohur nga ky sektor.
