Maqedoni
Gjykata Themelore Penale, masa kujdesi ndaj kryetares së anti korrupsionit
24.04.2025 19:32
Gjykata Themelore Penale ka shqiptuar masë kujdesi ndaj kryetares së Komisionit Shtetëror...

Gjykata Themelore Penale ka shqiptuar masë kujdesi ndaj kryetares së Komisionit Shtetëror për Luftim të Korrupsionit Tatjana Dimitrovska, e cila sëbashku me dy të dyshuar të tjerë janë paraqitur në gjykatën penale.
“Sa i përket të dyshuarës T.D. e cila këtë pasdite ka dalë para gjykatësit të procedurës paraprake në lidhje me vazhdimin e aksionit të njohur në publik si “Aditiv”, pas deklarimit të saj në lidhje me propozimin e PP për shqiptim të masës së kujdesit, është sjell vendim me të cilin pranohet propozimi i Prokurorisë dhe shqiptohen masa të kujdesit në përputhje me pikën 3 dhe pikën 7 gjegjësisht Përkohësisht i merret pasaporta dhe i ndalohet të nxjerr të re: dhe ndalesë për marrjen e aktiviteteve të caktuara të punës që lidhen me veprën penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Penale.
Në rastin “Aditiv”, janë të dyshuar 31 persona përfshi edhe ish drejtorin e Elektro Ekonomisë Vasko Kovaçevski, i cili ndodhet në arrati. Sipas prokurorisë dëmi i shkaktuar ndaj buxhetit shtetërorë arrinë vlerën prej 6.5 milionë eurosh, pasi aditivët janë paguar tre here më shumë.
