Botë

Zelensky, propozimi i Trump nuk mund të sjell marrëveshje

24.04.2025 19:55

Duomuneti që është në tryezën e presidentit Trump për marrveshje mes Rusisë dhe Ukrainës...

Duomuneti që është në tryezën e presidentit Trump për marrveshje mes Rusisë dhe Ukrainës është I pra pranueshëm për presidentin Zelensky. Ai thotë se ky document bie ndesh me kushtetutën e Ukrainës dhe nuk mund të sjell marrëveshje.
 
“Ne po bëjmë gjithçka që kanë sugjeruar partnerët tanë. Dhe kjo është e kuptueshme, sepse edhe lufta për pavarësinë e shtetit tonë, për sovranitetin tonë dhe për integritetin territorial është mbijetesa jonë. Ekipi ynë, ekipi evropian dhe përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara biseduan në mënyrë konstruktive dhe pikat përkatëse dolën në letër. Pas propozimit të Shteteve të Bashkuara u shfaqën pika të tjera dhe besoj se sot ky dokument është në tryezën e Presidentit Trump dhe çdo që bie ndesh me vlerat tona ose me Kushtetutën tonë nuk mund të sjellë asnjë marrëveshje…Unë nuk shoh presion të fortë ndaj Rusisë dhe as paketa të reja sanksionesh kundër agresionit të Federatës Ruse. Besojmë se me presion më të madh ndaj Rusisë, ne do të jemi në gjendje t’i afrojmë palët tona”, u shpreh Volodimir Zelenski, president i Ukrainës.