Parashikimi i motit për sot

25.04.2025 08:53

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme...

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me reshje të përkohshme lokale të shiut dhe bubullimave. Në disa vende proceset do të jenë më intensive në formë të stuhisë me shi më të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fortë dhe paraqitje të izoluar të breshërit.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 11 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 18 deri në 26 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite në disa pjesë të luginës do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshërit. Temperatura minimale do të bie në 11 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 25 gradë.
 
Në ditët e fundjavës do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me reshje të përkohshme të shiut dhe paraqitje të bubullimave. Lokalisht do të ketë procese më intensive në formë të stuhisë me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fortë dhe paraqitje të izoluar të breshërit. Të hënën do të ketë shi të përkohshëm lokal, ndërsa nga e martja do të fillojë stabilizimi i motit.