Ndryshimet e Ligjit për pagë minimale para deputetëve
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të fillojë seancën e re të 47-të...

Në rend dite janë propozim ligjet për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për biblioteka, Ligji për muzetë, Ligji për transport në komunikacion, Ligji për inspektoriat shtetëror për bujqësi, dhe Ligji për ilaçet dhe mjetet ndihmëse mjekësore, të gjitha në lexim në parë.
Më procedurë të shkurtuar para deputetëve janë Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tarifën doganore dhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pagë minimale në Republikën e Maqedonisë.
Në lexim të dytë deputetët do t'i shqyrtojnë Propozim ligjin për shëndrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të tatimit të vlerës së shtuar dhe obligimeve të paguara ndaj kreditorëve të huaj dhe ndërmarrjeve të huaja hekurudhore në investime të përherëshme në HM Transport SHA Shkup dhe propozim ligjet e plotësuara për shfrytëzimin dhe disponim me sendet në pronë shtetërore dhe sendet në pronë të komunës dhe për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për furnizimet publike.
