VLEN: Ndërtimi i rrugës Tetovë – Prizren, formohet grupi i përbashkët punues RMV - Kosovë
Është themeluar grupi i përbashkët punues mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës...

Është themeluar grupi i përbashkët punues mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës për projektin strategjik të ndërtimit të rrugës Tetovë – Prizren.”, kështu informoi koalicioni VLEN përmes një komunikate për media.
Sipas tyre, ky është një projekt që prej vitesh ka qenë ëndërr për qytetarët tanë dhe tani po kthehet në realitet me hapa konkretë.
“Përmes këtij projekti do të lidhim dy qytete historike dhe do lehtësojmë lëvizjen e qytetarëve. Pjesë e këtij grupi punues nga koalicioni VLEN është zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, e cila do të mbikëqyrë dhe shtynë përpara të gjitha procedurat e nevojshme, me qëllim që ky projekt të fillojë sa më shpejt dhe të ecë me ritëm të pandalshëm. Buxheti për fazën e projektimit të tunelit, tashmë është i ndarë në buxhetin vjetor të shtetit tonë, gjë që garanton stabilitetin financiar dhe vullnetin për ta çuar këtë projekt deri në fund.”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
