Kryebashkiaku i Kievit, Kliçko: Ukraina mund të lëshojë territor për paqe

25.04.2025 13:34

Përderisa presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski...

Përderisa presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, refuzon kategorikisht dhënien e territorit Rusisë, si pjesë e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, kryebashkiaku i Kievit, Vitali Kliçko, thotë se Ukraina mund edhe të duhet të tërhiqet.
 
“Një nga skenarët është dhënia me koncesion e tokave. Nuk është e drejtë. Por, për paqen e përkohshme, ndoshta është një zgjidhje e përkohshme.”, tha ai për BBC. 
 
Ai gjithashtu theksoi se populli ukrainas “nuk do të pranojë kurrë pushtimin” nga Rusia, por ndoshta presidenti Zelenski do të detyrohet të marrë një “zgjidhje të dhimbshme” për të arritur paqen. 
 
Duhet theksuar se Kliçko dhe Zelenski janë rivalë politikë, Kryebashkiaku e ka akuzuar vazhdimisht presidentin dhe ekipin e tij se po përpiqen të minojnë autoritetin e tij. 
 
Duke iu referuar grindjes midis Zelenskit dhe Trampit në Shtëpinë e Bardhë në shkurt, kryebashkiaku sugjeroi se çështjet kryesore midis politikanëve të lartë është më mirë të diskutohen “pa praninë e  kamerave”.