Tre aksidente dje në Shkup, karrotreci ka larguar 19 automjete
12.05.2015 10:11
Gjatë ditës së djeshme nuk ka ndodhur asnjë aksident me pasoja të rënda, gjegjësisht kanë ndodhur gjithsej tre aksidente për të cilat është kryer ekspertizë dhe ata janë me pasoja dëme materiale...

Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit janë zbuluar dhe sanksionuar 14 shoferë të cilët nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit apo kanë përdorur celularin gjatë drejtimit të automjetit, 14 shoferë të cilët kanë parkuar në vend të gabuar, si dhe pesë shoferë të cilët nuk i kanë respektuar shenjat e komunikacionit në udhëkryqe.
Me ndihmën e automjetit special "karrotrec" gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 19 automjete të cilët kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.
