Abuzimet me pensionet invalidore, 9 persona në paraburgim, 5 në paraburgim shtëpiak
Abuzimet me pensionet invalidore në RMV....

Abuzimet me pensionet invalidore në RMV në paraburgim vendosën 9 persona të dyshuar, 5 prej tyre u është caktuar paraburgimi shtëpiak, ndërsa ndaj 9 personave të tjerë janë caktuar masa kujdesi.
Në hetimin që po zhvillohet për keqpërdorim gjatë miratimit për të dhënat për kujdes ndaj një personit tjetër dhe pensioneve invalidore të dyshuar janë 49 persona. Një i dyshuar është i pakapshëm për organet e ndjekjes.
“Gjykatësit e procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, të cilët dje vepruan sipas propozimit të Prokurorit Publik për të përcaktuar masa për sigurimin e pranisë dhe masa paraprake kundër 24 personave, nga të cilët 23 u sollën në gjykatë, ndërsa një person ende nuk është i kapshëm për organet e ndjekjes, miratuan vendime për masat: 9 personave iu caktua paraburgim prej 30-ditësh, 5 personave iu caktua paraburgim shtëpiak, ndërsa 9 personave iu caktua masa paraprake, përkatësisht detyrimi që i dyshuari të paraqitet në gjykatë ose te personi i autorizuar zyrtar dhe marrja e përkohshëm i dokumentit të udhëtimit dhe ndalimi i lëshimit të një të riu.".
Aksionin në fjalë e udhëheq Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ku u bënë bastisje në disa lokacione në Shkup, Veles, Tetovë dhe Gostivar.
Të dyshuarit në këtë rast ngarkohen se kanë krijuar një shoqatë kriminale, i cili ka pasur për qëllim kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, “Marrje e ryshfetit”, “Dhënien e ryshfetit”, “Marrje e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”.
Të dyshuarit në mënyrë të kundërligjshme kanë siguruar që aplikantët të plotësonin kushtet për zhvillimin e suksesshëm të procedurës për fitimin e të drejtës për t'u kujdesur për dikë tjetër dhe ndihmën e personave me pengesa.
Në mesin e të dyshuarve ka edhe mjekë. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
