Botë
Tërmeti me magnitudë 6.3 godet Ekuadorin, dëmtohen banesa të shumta
25.04.2025 18:06
Një tërmet me magnitudë 6.3 goditi brigjet e Ekuadorit...

Një tërmet me magnitudë 6.3 goditi brigjet e Ekuadorit.
Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare tërmeti kishte një thellësi prej 35 kilometrash.
Ndërkohë videot dhe fotot të publikuara në platformën X tregojnë se ndërtesat në qytetin e Esmeraldas kanë pësuar dëmtime të rënda nga lëkundjet e forta.
Në të njëjtën kohë, furnizimi me energji elektrike është ndërprerë në disa zona pranë epiqendrës së tërmetit.
