Maqedoni

Ministria e Brendshme, të shtëna me armë në Bit Pazar, një person i plagosur

25.04.2025 16:10

Një person është plagosur nga shkëmbimi i zjarrit midis dy grupeve...

Një person është plagosur nga shkëmbimi i zjarrit midis dy grupeve prej pesë deri në gjashtë personash, në rr. “Vojdan Çernodrinski” në zonën e Bit Pazarit, njoftoi Ministria e Brendshme. Po merren masa për sqarimin e rastit.
 
Zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Bit Pazarit shkuan në vendngjarje dhe përcaktuan se bëhej fjalë për një shkëmbim zjarri midis dy grupeve prej pesë deri në gjashtë personash, ku një person u plagos dhe u dërgua në Qendrën e Emergjencës në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë". 
 
Në vendngjarje u gjetën disa gëzhoja, ndërsa u dëmtuan disa vitrina të dyqaneve aty pranë dhe disa automjete të parkuara, tha Ministria e Brendshme, duke theksuar se po merren masa për sqarimin e rastit.