Botë

Vazhdojnë bombardimet ruse në Ukrainë, tre të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

25.04.2025 17:43

Pas një seri sulmesh ruse me dronë në qytetin e Pavlohradit rajoni Dnipropetrovsk...

Pas një seri sulmesh ruse me dronë në qytetin e Pavlohradit rajoni Dnipropetrovsk, të paktën tre persona u vranë përfshirë një fëmijë, ndërsa dhjetë të tjerë janë plagosur, në mesin e tyre një shpëtimtarë, njofton Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës.
 
Shënjestër e sulmeve ishte një ndërtesë pesëkatëshe, duke shkaktuar një zjarr. Rrethinat Sinelnykivka dhe Samarivsk në Dniprop u goditën gjithashtu nga sulmet ruse, të cilat shkaktuan zjarre në disa ndërmarrje industriale. 
 
"Unë jam një person i zhvendosur brenda vendit nga rajoni i Donetskut, nga rrethi Bakhmut, fshati Zaitseve, burri im vdiq atje, pikërisht në oborr.", - tha  banorja e Perselenkas, rajoni i Donetskut, Nadia.
 
"Ballkoni është i rrënuar. Xhamat në kuzhinë janë thyer. Dritarja në dhomën e gjumit është e dëmtuar, por fatmirësisht unë shpëtova.”, - tha banori i Pavlohradit, Liubov.
 
“Ne erdhëm për të ndihmuar, por ndihma jonë nuk ishte e nevojshme, të gjithë njerëzit që u plagosën janë gjetur, falë Zotit.”, - u shpreh një kujdestare qensh në Antares, Valentina Val.
 
Moskë, është vrarë gjenerali rus nga shpërthimi i veturës 
 
Nga ana tjetër, edhe Ukraina ka kryer sulme në Moskë. Një oficer i lartë ushtarak i Rusisë është vrarë nga shpërthimi i një bombe në makinën e tij. Gjenerali i lartë, Jaroslav Moskalik, u vra derisa po i afrohej veturës që shpërtheu në rrugën “Nesterov” në mënyrë të telekomanduar në lagjen “Balashikha” të Moskës, njoftoi Komiteti Hetues i Rusisë. 
 
“Sipas informacioneve të disponueshme, shpërthimi i Volksvagen Golf ndodhi si rezultat i aktivizimit të një pajisjeje shpërthyese të prodhuar në shtëpi të mbushur me elemente goditëse.", - u shpreh zëdhënësja e Komitetit Hetues të Rusisë, Svetlana Petrenko. 
 
Jaroslav Moskalik është gjenerali i dytë i lartë rus që vritet në muajt e fundit. Në dhjetor të vitit 2024, gjenerali Igor Kirillov u vra nga një bombë në veturën e tij në Moskë. Përgjegjësinë për vrasjen e tij e mori inteligjenca ukrainase.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU