Maqedoni
Përleshje e arrmatosur në Bit Pazar, si pasjojë e plagëve një person humb jetën
25.04.2025 18:25
Një persona ka humbur jetën si pasoj e një përleshje rreth orës 14...

Një persona ka humbur jetën si pasoj e një përleshje rreth orës 14 në afërsi të Stacionit Policor në Bit Pazar të Shkupit. Sipas MPB përleshja kishte ndodhur në mes dy grupeve të cilët kanë numëruar pesë deri në gjashtë persona. Personi pasi është dërguar në Qendrën Klinike ka ndëruar jetë.
“Në vendin e ngjarrjes menjëher kanë dalur forcat policore, por edhe nga prokuroria të cilët po I ndërmarrin të gjitha masat për të hetur dhe zbardhur rastin, dhe me informacione më të hollësishme do të dalin gjatë ditës së djeshme”.
Nga MPB njoftojnë se në vendin e ngjarrjes janë gjetur disa gëzhoja, dhe janë marrë materialet nga veturat e dëmtuara, dhe nga kamerat e dyqaneve.
“Rreth orës 14:00, Shërbimet në MPB janë njoftuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri në zonën e Bit Pazarit. Zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Bit Pazarit kanë reaguar në vendngjarje dhe kanë përcaktuar se bëhet fjalë për shkëmbim zjarri me armë. Në vendngjarje u gjetën disa gëzhoja, dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në komunikatës e MPB-së.
Dëshmitarët në vendin e ngjarrjes nuk deshën të prononcohen para kamerave tona, por vetëm njoftuan se janë të shokuar, dhe të tronditur nga rssti. Në vendin e ngjarrjes kanë dalur edhe nga persona të autorizuar nga Prokuroria e shtetit, të cilët kanë kryer hetimet e nevojshme, ku kanë siguruar edhe video-inqizimet nga kamerat e sigurisë të disa lokaleve përreth.
Nga organet e rrendit, nuk kanë dale me informacione më të hollësishme rreth identitetit të personave të përfshirrë, por vetëm kanë informuar se ato do të bëhen të ditura, pasi të kryhen hetimet.
FITIM KRYEZIU
