Goldën Stejt dhe Atlanta barazojnë në 2-2
Basketbollistët e Goldën Stejtit dhe Atlantës arritën të barazojnë në 2-2, seritë gjysëmfinale në kuadër të Plej offit...

Të dy ekipet arritën të bëjnë brejk në cilësinë e mysafirit, pasi Voriorsat triumfuan ndaj Memfisit me 101-84, ndërsa Atllanta mposhti Uashingtonin me 106-101.
Goldën Stejt, të udhëhequr nga MVP`i i sezonit të rregullt, Stefon Keri, luajti ashtu siç i ka hije ekipit me bilanc më të mirë nga sezoni i rregullt. Dominoi plotësisht që nga fillim I sfidës dhe në fund të saj, pa vështirsi ktheu për humbjen e përjetuar në ndeshjen e parë në shtëpi. Keri, në fitore kontriboi me 33 pikë, 21 prej të cilave në pjesën e parë, të cilave u shtoi edhe tetë kërcime e pesë asiste.
Në takimin tjetër, në të cilin Atlanta ngjashëm si Goldën Stejt barazoi në 2-2 serinë ndaj Uashingtonit, dy ditë pasi shënoi pikët vendimtare për fitore, kësaj rradhe, Poll Pirs, nuk ishte preciz për tre pike dhe barazim, 9.5 sekonda para mbylljes të takimit.
Xhef Tig me 26 pikë, priu në fitoren për barazim të serisë te Atllanta, ndërsa te Uashingtoni, ku mungoi edhe njëherë basketbollisti më I mirë, Xhon Voll, nuk ndihmuan as 34 pikët e basketbollistit më efikas të takimit, Bredli Bil. (Mustafa Ademi, TVM2)