Maqedoni

Parashikimi i motit

26.04.2025 11:26

Sot presim mot të ndryshueshëm dhe të paqëndrueshëm me kushte serioze lokale të stuhive....

Sipas paralajmërimeve, gjatë gjithë ditës do të ketë reshje të herëpashershme shiu, të shoqëruara me bubullima, ndërsa në disa vende priten reshje të rrëmbyeshme shiu, erëra të forta dhe breshër të izoluar.
 
"Proceset do të jenë më intensive në disa vende dhe mund të zhvillohen në një stuhi jetëshkurtër, por të fortë", tha Administrata Hidrometeorologjike. Orët më të rrezikshme janë pasditja dhe mbrëmja.
 
Temperaturat minimale të mëngjesit do të variojnë nga 5°C në Mavrovë dhe Berovë deri në 12°C në Gjevgjeli, ndërsa temperaturat maksimale ditore do të variojnë nga 12°C në Mavrovë dhe 25 gradë Celsius në Gjevgjeli.
 
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, dhe në disa pjesë të luginës pritet jostabilitet me shira të rrëmbyeshëm, erëra të forta dhe bubullima. Ekzistojnë gjithashtu kushte për shfaqje të izoluara të breshërit. Temperatura në kryeqytet do të sillet nga 12 deri në 23°C.