Botë

Vazhdojnë bombardimet Izraelite mbi Gaza, vriten familje të tëra

26.04.2025 13:31

Bombardimet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës, nuk kanë të ndalur duke lënë pas vete 84 të vrarë dhe shumë të plagosur...

Bombardimet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës, nuk kanë të ndalur duke lënë pas vete 84 të vrarë dhe shumë të plagosur. Në Khan Younis, avionët bombarduan një shtëpi duke vrarë të gjithë anëtarët e saj. Gjithashtu dronët sulmuan edhe tendat e të zhvendosurve, duke vrarë një familje gjashtë anëtarëshe.
 
“Ishte një natë e tmerrshme. As ne dhe as fëmijët tanë nuk flinim. Fqinji im ishte këtu dhe djali i tij i vogël u plagos, dhe fqinji im tjetër u plagos gjithashtu në këmbë. Familja përbëhet nga pesë persona dhe nëna është shtatzënë. Të gjithë emrat e tyre janë fshirë nga lista e gjallëve.”, u shpreh një dëshmitar.
 
“Ne dolëm me nxitim nga tendat, nuk kishim ide se ku të shkonim, fëmijët ishin të frikësuar dhe të gjithë bërtisnin, mbetje të të vdekurve kudo, me të vërtetë ishte një skenë e tmerrshme.”, u shpreh një e mbijetuar.
 
“Ne po jetojmë kështu çdo ditë në Gaza, një bombardim i rastësishëm dhe duke synuar civilë të pafajshëm.”, u shpreh një i mbijetuar.
 
Ndërkohë presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se i ka thënë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, "se duhet të sillet mirë banorët që vuajnë” në Rripin e Gazës së rrethuar. Trump gjithashtu shtoi se Gaza, ka shumë nevojë për ushqim dhe ilaçe dhe se SHBA, por kujdeset për këtë.
 
"Ata njerëz po vuajnë. Ne duhet të sillemi mirë me Gazën. Ne do të kujdesemi për këtë. Atje ka një nevojë shumë të madhe për ilaçe dhe ushqim dhe ne po kujdesemi për këtë.”, u shpreh presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
 
Programi Botëror i Ushqimit njoftoi se ka "zbrazur të gjitha rezervat ushqimore" për familjet në Gaza, pasi kalimet kufitare qëndrojnë të mbyllura nga Izraeli që nga 2 marsi.
 
FARIJE DAUTI BAKIU