Maqedoni
Transformimi Dixhital Administrativ: Qytetarët nuk do të presin para sporteleve
26.04.2025 14:14
Shërbimet e reja të Gjykatave Themelore, tani janë të disponueshme për qytetarët në portalin kombëtar për shërbime elektronik...

Shërbimet e reja të Gjykatave Themelore, tani janë të disponueshme për qytetarët në portalin kombëtar për shërbime elektronik, njoftoi ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski. Ai shtoi se shërbimet më të kërkuara nga qytetarët dhe Kompanitë janë Çertifikata e Regjistrit Penal për Personat Fizikë dhe Certifikata e Regjistrit Penal për Personat Juridikë, që të dyja këto tani janë të disponueshme për qytetarët dhe Kompanitë.
“Sot kam nderin të shënoj përfundimin e një hapi të rëndësishëm drejt dixhitalizimit të shërbimeve më të rëndësishme për qytetarët dhe Kompanitë. Në portalin kombëtarë për shërbime elektronike - uslugi.gov.mk. nga sot, kemi vënë në shërbim të qytetarëve edhe dy shërbime të reja, të shumëpritura nga Gjykatat Themelore, e ato janë Çertifikata e Regjistrit Penal për Personat Fizikë dhe Certifikata e Regjistrit Penal për Personat Juridikë.”, tha ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski.
Sipas Andonovskit, Certifikata e Regjistrit Penal dhe Certifikata e Ndalimit të Kryerjes së Profesionit, Aktivitetit ose Detyrës janë tashmë të dixhitalizuara. Këto janë dokumente që shpesh nevojiten në jetën e përditshme - për punësim, aplikim për thirrje publike, procedura arsimore dhe shumë procedura të tjera ligjore dhe administrative, e gjithë kjo sipas Ministrit në fjalë është bërë e mundur falë bashkëpunimit mes institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
“Ky projekt është si rezultat i bashkëpunimit tri-palësh, edhe atë: angazhimi i Bashkimit Evropian, e cila mundësoi. Qytetarët duhet të kalojnë më shumë kohë me familjet e tyre, me miqtë e tyre dhe duke kontribuar në ekonomi, dhe më pak para sporteleve administrative.”, tha Andonovski.
Andonovski theksoi se qëllimi është që qytetarët të mos presin më me orë të tëra para sporteleve dhe arkivave të gjykatave. Në këtë drejtim, ai theksoi se qëllimi i Ministrisë është i thjeshtë, por efektiv.
FARIJE DAUTI BAKIU
