Maqedoni

Vrasja në Bit Pazar të Çairit, MPB dhe Prokuroria me detaje për rastin

26.04.2025 14:28

Pas përleshjes së mbrëmshme me armë zjarri në Shkup Prokuroria Publike ka njoftuar se ka kryer një inspektim në vendngjarje...

Pas përleshjes së mbrëmshme me armë zjarri në Shkup, ku për pasojë një person ka mbetur i vrarë, Prokuroria Publike ka njoftuar se ka kryer një inspektim në vendngjarje, dhe se të gjitha gjurmët janë mbledhur, dhe të njëjtat do t'i nënshtrohen analizës mjeko-ligjore. Nga Prokuroria po ashtu kanë njoftuar se do të kryhet edhe një autopsi mbi trupin e të ndjerit.
 
“Një prokuror publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup kreu një inspektim në vendngjarje pas shkëmbimit të zjarrit të djeshëm me armë pranë Bit Pazarit. Gjurmët janë mbledhur në vendngjarje dhe do t'i nënshtrohen analizës mjeko-ligjore. Një autopsi do të kryhet mbi trupin e të ndjerit. Me urdhër të prokurorit publik, po sigurohen pamjet e kamerave të mbikëqyrjes nga objektet përreth. Po jepen të gjitha urdhrat dhe udhëzimet e nevojshme për të identifikuar personat e përfshirë dhe për të sqaruar plotësisht ngjarjen.”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Publike të RMV-së.
 
Në ndërkohë me shpjegime rreth rastit në fjalë kanë dalur edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ku sipas këtij institucioni incidenti kishte ndodhur diku rreth orës 14, ndërsa personi që ishte i plagosur ka ndërruar jetë rreth orës 16 në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza”. 
 
“Më datë 25.04.2025 rreth orës 14:00, në SPB-Shkup është raportuar se në Rrugën “Vojdan Çernodrinski” në rajonin e Bit Pazarit ka të shtëna me armë zjarri. Në vendngjarje kanë mbërritur zyrtarë policorë të Stacionit të Policisë  së “Bit Pazar-it” dhe efektivë të Njësisë së Policisë Intervenuese, të cilët kanë konstatuar se ka pasur përplasje me armë zjarri mes dy personave të cilët kanë mbërritur me motoçikletë dhe kanë filluar të qëllojnë në drejtim të një personi që ndodhej tashmë në vendngjarje, pas çka A.S. (31) nga Shkupi ka marrë plagë nga gjuajtjet dhe është u transportuar në Klinikën “Nënë Tereza”, i cili  rreth orës 16:00 ka ndërruar jetë. Në vendngjarje u gjetën disa gëzhoja dhe u dëmtuan disa vitrina nga dyqanet aty pranë, si dhe disa automjete të parkuara.”, thuhet në komunikatën e MPB-së.
 
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë, hetimet janë duke u kryer deri në zbardhjen e rastit, me çrrastë janë siguruar edhe dëshmi nga vendi i ngjarjes, por sajën siguruar edhe video nga kamerat e sigurisë në lokalet përreth. 
 
FITIM KRYEZIU