Ibraimi kandidat për futbollist i vitit në Slloveni
Paraqitjet e shkëlqyeshme të Agim Ibraimit edhe këtë sezon në kampionatin slloven, nuk janë anashkaluar nga njerëzit kompetent në këtë vend...

Reprezenutesi shqiptar i Maqedonisë dhe futbollisti më i mirë i yni për vitin 2014, ka marrë një mirënjohje të re, duke u nominuar në mesin e tre futbollistëve, kandidat për lojtar më të mirë të kampionatit në Slloveni.
Dy kandidadët tjerë konkurent të Ibraimit, janë kolegu I tij nga skuadra e Mariborit, braziljani Markos Tavares si dhe Benjamin Verbiç nga ekipi i Celjes.
Ndryshe, Agim Ibraimi gjatë këtij sezoni për Mariborin ka luajtur në 22 ndeshje dhe ka shënuar dy gola, të fundit, javën e shkuar nga gjuajtja e lirë. Ekipi I tij, është në pozitën e parë pas 33 xhirove të zhvilluara në kampionatin slloven, me 72 pikë, tetë më shumë se Celje në vendin e dytë.(Mustafa Ademi, TVM2)
