Maqedoni

LSDM: Me Toshkovskin qytetarët nuk ndihen të sigurtë

26.04.2025 15:49

Për përleshjen e armatosur në Bit Pazar të Shkupit, kanë reaguar edhe partitë politike...

Për përleshjen e armatosur në Bit Pazar të Shkupit, kanë reaguar edhe partitë politike. Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të punëve të brendshme Pançe Toshkovski, sepse sipas tyre situata e sigurisë në vend është kaotike. 
 
“Kaosi mbretëron në rrugë – siguria e qytetarëve është seriozisht e kompromentuar!. Ministria e Brendshme, nën udhëheqjen e Pançe Toshkovskit, është gjunjëzuar si kurrë më parë, deri në atë pikë sa dje, në mes të ditës në Shkup, ndodhi një tjetër shkëmbim zjarri mafioz para një stacioni policie. Para syve të publikut, në oborrin e një stacioni policor po zhvillohen përleshje të përgjakshme, duke lënë të vdekur dhe të plagosur. Ky është një shkatërrim total i aparatit të sigurisë. Kaosi dhe mosfunksionimi total mbretëron në Ministrinë e Brendshme dhe askush nuk po merr përgjegjësi.”, tha Simona Cvetanoski nga LSDM.
 
VMRO-DPMNE: Ish pushteti i strehoi kriminelët
 
Nga ana tjetër nga partia në pushtet VMRO-DPMNE kanë theksuar se LSD është një parti që, gjatë sundimit të saj, e shndërroi vendin në një oazë për kriminelët dhe bosat e drogës.
 
“LSD është një parti që, gjatë sundimit të saj, e shndërroi vendin në një oazë për kriminelët dhe bosat e drogës. Gjatë mandatit të Ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski, pasaporta maqedonase iu dhanë kriminelëve botërorë, baronëve të drogës, anëtarëve të mafias dhe madje edhe anëtarëve të ISIS-it. Gjithashtu, gjatë kësaj kohe, u kryen operacione ndërkombëtare të trafikut të drogës. Gjatë qeverisjes së LSD-së dhe me Spasovskin në krye të MPB dihej publikisht se mafia kishte krijuar shtetin e vet. Nëse dikush kërcënon sistemin e sigurisë së vendit, ajo është pikërisht LSD-ja.”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.
 
Sipas VMRO-DPMNE-së, sulmet e socialdemokratëve vijnë pasi Pançe Toshkovski po pastron kriminelët dhe se ligji, pas shumë dekadash. 
 
FITIM KRYEZIU