Maqedoni
Tripunovski: Keqpërdorime me tokën bujqësore shtetërore
26.04.2025 16:26
Tripunovski ka njoftuar se janë zbuluar keqpërdorime në më shumë se 2000 hektarë tokë bujqësore që shteti i ka dhënë me koncesion....

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski ka njoftuar se janë zbuluar keqpërdorime në më shumë se 2000 hektarë tokë bujqësore që shteti i ka dhënë me koncesion. Sipas tij inspektorati do të vazhdojë kontrollet për të siguruar që toka të arrijë te bujqit e ligjshëm.
“Nga kontrollet që kemi kryer që nga dita e parë e marrjes së Ministrisë, bëhet fjalë për rreth 2000 hektarë që janë zbuluar, por ka edhe keqpërdorime me subvencionet që janë përdorur nga shteti në mënyrë të paligjshme. Kontrolli i inspektoratit për keqpërdorim është i vazhdueshëm.”, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.
