Botë

Kievi: Zelensky dhe Trump dakord për një takim të dytë!

26.04.2025 17:45

Trump dhe Zelensky ranë dakord të takohen përsëri sot, tha zëdhënësi i presidencës ukrainase....

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij ukrainas, Volodimir Zelensky ranë dakord të takohen përsëri sot, tha zëdhënësi i presidencës ukrainase.
 
Zelensky pati një takim në kuadër të funeralit të papës me Trump, Macron dhe Starmer.
 
Shtëpia e Bardhë e quajti takimin me Zelenskyn “shumë produktiv”.
 
Takimi zgjati rreth 10 minuta.
 
Pasi i bëri homazhe papës, Trump, në vend që të dilte në oborrin e kishës, u takua me udhëheqësin ukrainas dhe më pas, pas një takimi të shkurtër ballë për ballë, ata dolën njëri pas tjetrit, të shoqëruar nga gratë e tyre Melania dhe Olena, në shesh.
 
Zelensky, në vend të uniformës së zakonshme ushtarake, është veshur me të zeza.
 
Fotot e publikuara nga zyra e Zelensky-t tregojnë të dy liderët të ulur përballë njëri-tjetrit në mes të një salle mermeri. “Ata patën një bisedë produktive,” deklaroi më herët një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.
 
Një tjetër fotografi e publikuar tregon Trump-in dhe Zelensky-n duke qëndruar në të njëjtin vend bashkë me kryeministrin britanik Keir Starmer dhe presidentin francez Emmanuel Macron.