Botë

Kremlini: Trupat ruse kanë kontroll të plotë të rajonit kufitar Kursk

26.04.2025 18:36

Trupat ruse kanë rifituar kontrollin e plotë të rajonit kufitar Kursk, deklaroi Kremlini zyrtar...

Trupat ruse kanë rifituar kontrollin e plotë të rajonit kufitar Kursk, deklaroi Kremlini zyrtar.
 
”Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov e informoi presidentin Vladimir Putin se operacioni kishte përfunduar”, theksoi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
 
Peskov tha se zhvillimet shënuan “çlirimin” e Kurskut.
 
Në fillim të gushtit, trupat ukrainase nisën një kundërsulm të papritur në rajonin perëndimor të Rusisë, duke pushtuar dhjetëra qytete, por kanë humbur terren në muajt e fundit.
 
Rimarrja e plotë e Kurskut nga Rusia nuk është konfirmuar nga Ukraina.
 
Ky veprim shënon një zhvillim të rëndësishëm në përpjekjet për të arritur një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.