Maqedoni

Parashikimi i motit

27.04.2025 11:11

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me reshje të përkohshme lokale të shiut dhe bubullimave...

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me reshje të përkohshme lokale të shiut dhe bubullimave. Në disa vende do të ketë paraqitje të stuhisë me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshërit. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 4 deri në 10°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 15 deri në 23°C.
 
Në Shkup, mot pjesërisht i vranët, i paqëndrueshëm në disa pjesë të luginës ndërsa pasdite me shira të rrëmbyeshëm, bubullima, erëra të forta dhe kushte për breshër të izoluar. Temperatura minimale do të bjerë në 9°C, ndërsa maksimale do të arrijë në 23°C.