Maqedoni
Taravari: Priten punësime në spitalin e Kumanovës
27.04.2025 13:03
Sikurse në të gjitha Spitalet e vendit, edhe në Spitalin e përgjithshëm të qytetit të Kumanovës...

Sikurse në të gjitha Spitalet e vendit, edhe në Spitalin e përgjithshëm të qytetit të Kumanovës tash e disa vite me radhë vërehet mungesë e personelit kadrovik, si specializant, mjekë dhe motra medicinale. Për këtë arsye në Spitalin e përgjithshëm të Kumanovës në vijim e sipër është konkursi për pranimin e 28 specializantëve. Me këtë pritet punësimi i kuadrove shumë të nevojshme në reparte të ndryshme në Spitalin e Kumanovës.
“Veçmë për 250 specializant janë hapur konkurse dhe do të pranohen në punë, besoj se testimi këtyre ditëve duhet të bëhet në Ministrinë e Shëndetësisë. Asnjëherë nuk ka ndodhur që në Republikën e Maqedonisë së Veriut të punësohen 600 specializant brenda një viti dhe gjithashtu procedura transformuese për 1.200 vende të punës, prej në kontratë e në vendime është në procedurë që besoj se është njëfarë infuzioni dhe ndihme për shëndetësinë publike në Maqedoninë e Veriut.”, tha ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.
Nga Spitali i përgjithshëm njoftojnë se me punësimin e specializantëve, do të zgjidhet një pjesë e problemeve që kanë të bëjnë me ekipimin kadrovik me kuadro profesionale, por gjithashtu nga atje konstatojnë se me punësimin e këtyre 28 specializantëve nuk i zgjidhim të gjitha nevojat për kuadro të reja në spital, por shpresojmë se në një të ardhme të shpejtë do të punësojmë edhe infermiere, personel teknik dhe personal tjetër adekuat me shkollë të mesme.
FATLUM AQIFI
