Maqedoni
Disa nga lagjet e Shkupit nesër pa energji elektrike
12.05.2015 12:15
Siç paralajmëron Qendra rajonale për menaxhimin e krizës, për shkak të prishjeve teknike të sistemit elektrik, në disa lagje të Qytetit të Shkupit nesër nuk do të ketë energji elektrike...

Pa energji elektrike nesër do të jenë një pjesë e banorëve të rrugës “Avram Pisevski”,”Ordan Çopela” dhe “Bajram Shabani”, nesër nga ora 8.30 deri në orën 14.30 .
Nga ora 9.00 deri në orën 12.00 pa rrymë elektrike do të jetë rruga “Skupi”, nga ora 8.00 deri në orën 15.00 pa energji elektrike do të mbetet bulevardi “Boris Trajkovski”, nga ora 12.30 deri në orën 14.00 pa rrymë elektrike do jetë rruga “Manifestimet e Majit” dhe nga 9.30 deri në 12.00 rrymë nuk do të ketë rruga 33 në fshatin Vollkovë.
