Maqedoni
Trafiku po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata
28.04.2025 09:30
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohej pa probleme, kryesisht në rrugë të thata....

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohej pa probleme, kryesisht në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njoftoi LAMM.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.
