Botë
Lavrovi, mesazh të qartë për Krimenë: Nuk negociojmë për territoret tona
28.04.2025 10:50
Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, ka këmbëngulur që marrja e Krimesë nga Rusia është një “punë e kryer”....

Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, ka këmbëngulur që marrja e Krimesë nga Rusia është një “punë e kryer”.
Komentet e tij vijnë pasi Donald Tramp u tha gazetarëve se ai mendon se Volodimir Zelenski është gati të heqë dorë nga gadishulli. Plani i paqes me shtatë pika i raportuar i Uashingtonit thoshte se ShBA-ja do ta njihte zyrtarisht sovranitetin rus mbi Krimenë.
Negociatat për paqe duket se kanë arritur një pikë ngërçi, teksa Zelenski vazhdimisht përjashton dhënien e territorit Rusisë në çdo marrëveshje armëpushimi, duke e përshkruar këtë veprim si kundër Kushtetutës së Kievit. Por, në një intervistë, Sergej Lavrovi tha qartë se Rusia nuk “negocion territorin e vet” kur u pyet nëse ato do të vihen në tryezën e bisedimeve për paqe mes dy shteteve.
