Rajon

Kontrollet kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës do të hiqen nga 1 maji

28.04.2025 11:40

Nga data 1 maj do të hiqen sërish kontrollet kufitare për automjetet dhe pasagjerët e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë....

Duke filluar nga data 1 maj 2025 do të hiqen sërish kontrollet kufitare për automjetet dhe pasagjerët e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë. Ky vendim është i vlefshëm për automjetet me targa të Kosovës dhe të Shqipërisë.
 
Vendimi vjen në zbatim të marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, për kalimin e veturave dhe pasagjerëve të të dy shteteve pa kontrolle në kufi. Vendkalimi kufitar i Morinës pritet të zbatojë këtë marrëveshje nga orët e para të datës 1 maj, teksa vendimi do të jetë në fuqi të paktën deri në muajin shtator të këtij viti.