Gostivari braktisi ndeshjen me Rabotniçkin

28.04.2025 12:02

Një fenomen i keq ka filluar të sulmojë futbollin vendor me pakënaqësi të klubeve ndaj vendimeve të arbitrave...

Një fenomen i keq ka filluar të sulmojë futbollin vendor me pakënaqësi të klubeve ndaj vendimeve të arbitrave, braktisja e fushës dhe mos zhvillim të ndeshjeve deri në fund. Gostivari braktisi ndeshjen me Rabotniçkin e vlefshme për  javën e 29-të të elitës së futbollit vendor.
 
Si Gostaivari ashtu edhe FFM, dolën me kumtesat e tyre për opinion.’ Strukturat kriminele dhe mbeturinat në futboll në tërsi do të pastrohet”, thuhet në kumtesën e FFM-së, ndërsa Gostivari, shkruan- “Kumtesës së FFM-së, do ti përgjigjemi çdo fjalie.”. 
 
Në fakt Gostivari, braktisi lojën në minutën e 85 të ndeshjes gjatë rezultatit 2:1 në të mirë të “romantikëve”.
 
Shkëndija mbetet kryesuese e renditjes së LPFM-së
 
Sa i përket pjesës sportive të javës së 29-të, kryesuesi I renditjes Shkëndija, në derbin me Shkupin nuk ia doli të merte tri pikët dhe me këtë të bëntënjë dallim edhe më të madh në pikë krahas Sileksit. Shkëndija – Shkupi në kuadër të kësaj jave u ndanë me barazimn 3:3, me jo më pak por 3 autogola të shënuar. Kështu tetovarët, nuk shfrytëzuan barazimin pa gola në Kratovë mes Sileksit dhe Struga TL. 
 
Kështu dallimi në pikë mes këtyre dy skuadrave sëri mbeti 4 sosh. Ndërsa në Manastir, skuadra e Pelisterit me 1 gol në përballen me Tikveshin morri tri pikë të cilat e ngjitën në pozitën e pestë nga fundi. Kështu Besa dhe Tikveshi janë dy skuadrat që derinë fund do të luajnë për balotazh. (Gazetar: Safet Ademi)