Maqedoni
Siljanovska për Kushtetuesen: Ka dështuar të jetë korrigjuese e pushteteve
28.04.2025 12:02
Gjykata Kushtetuese ka organizuar debate me temën "A na duhet një Ligj për Gjykatën Kushtetuese?",...

Gjykata Kushtetuese ka organizuar debate me temën "A na duhet një Ligj për Gjykatën Kushtetuese?", me qëllim hapjen e një debati mbi nevojën e miratimit të një ligji të veçantë që do të rregullonte punën e Gjykatës Kushtetuese, përmes një dialogu midis përfaqësuesve të institucioneve, profesionit ligjor dhe sektorit të shoqërisë civile. Me këtë rast, presidentja Siljanovska Davkova tha se Kushtetuesja ka dështuar në punën e saj për korrektimin e pushteteve tjera.
“Kushtetuesja na rikujton anijet që qëndrojnë në lumin Vardar, e tërë bota frikohet nga gjykatës hiperaktiv në Kushtetuese, ndërsa ne luftojmë që ata të jenë aktiv. Ne kemi lëshuar mundësinë që Gjykata kushtetuese të jetë pushteti i katërt dhe korrigjues i marrëdhënieve mes tre pushteteve dhe kjo është tejet e rëndësishme për demokracinë kushtetuese dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve.”, - deklaroi presidentja, Gordana Siljanovska Davkova.
