Oklahoma skuadra e parë gjysmëfinaliste, L.A Lakers dhe Milwaukee rrezikojnë eliminimin

28.04.2025 12:02

Boston Celtics në transfertë me 107-98 e mundi Orlando Magic dhe kështu avansuan 3:1...

Boston Celtics  në transfertë me 107-98 e mundi Orlando Magic dhe kështu avansuan 3:1  në serinë e fitoreve. Orlando  u mundua me një lojë maksimale akgresive të shënojë fitoren e dytë por nuk ia dol dot. Bostoni në 3 minuta e fundit dominoi, pasi lojtarët e tyre ishin preciz nga goditjet e lira. Këta ishin preciz në të gjitha 9 goditjet dhe iu gëzuan fitores. Jayson Tatum  me 37 pikë e 14 këcime ishte më i miri në radhët e Bosotnit. Boston  Celtics në ndeshjen e pestë do të kërkojë kualifikimin në ½ finale e konferencës e cila do të luhet të martën në Boston. 
 
Po ashtu edhe New York, kanë avansuar me 3:1, pasi mbrëmjen e kaluar në transfertë me 94:93 e mundi Detroit. Në 45 sekonda para fundit të ndeshjes treshen vendimtare për fitoren e New York-ut, e shënoi Karl-Entoni Tauns. Detroit Pistons nga viti 2008, kanë humbur nëntë ndeshje me radhë në terren vendas në play-off. Këta tani kanë barazuar rekordin e Philadelphia të vendosur  nga viti 1968 deri 1971. Cade Cunningham  shënoi 25 pikë, por humbi 7 topa. Pistons nuk ishin preciz në goditjet për 3 pikë ku nga 29 qëlluan vetëm–të. 
 
Oklahoma bëhet skuadra e parë në NBA që shkon në gjysmëfinalet play off. Në Konferencën e Perëndimit, skuadra e Oklahomës fitoi 117-115 ndaj Memphis. Indiana Pacers po ashtu avansoi me 3:1 pasi me 129:103 e mundu Milwaukee Bucks,  të cilët për shkak të lëndimit e humbën Damian Lillard. L.A Lakers avansoi tërë ndeshjen, ndërsa tani janë shum pran eliminimit. Avansonin me 12 pikë dallim, ndërsa Reid shënoi tre pikë për fitoren 108-107. (Gazetar: Safet Ademi)