Napoli nuk gabon

28.04.2025 12:05

Në ndeshjen e fundit të ditës në javën e 34-ët të Serisë A, Napoli mundi 2-0 Torinon...

Në ndeshjen e fundit të ditës në javën e 34-ët të Serisë A, Napoli mundi 2-0 Torinon dhe pushtoi i vetëm vendin e parë në renditje, duke përfituar nga disfata e Interit. Në Diego Armando Maradona, të kaltërve iu deshën 7 minuta për të kaluar në epërsi me McTominay, më pas skocezi shënoi golin e dytë (41′).
 
Në pjesën e dytë, traversa i mohoi Billing gëzimin e një goli, por Toro nuk arriti të krijonte ndonjë rrezik për të minuar suksesin e napolitanëve. Një fitore që shënon +3 të të kaltërve ndaj Interit me katër ndeshje ende për të luajtur.