Kumanovë:Qeveria fillon aksionin për riparimin e dëmeve pas ndodhive të fundjavës
Në funksion të normalizimit të situatës në Kumanovë , janë edhe aktivitetet e para për jetësimin e paketës së ndërmarrë nga Qeveria për të ndihmuar familjet e dëmtuara gjatë përleshjeve të armatosura gjatë fundjavës në Lagjen e trimave...

Për këtë arsye një pjesë e kabinetit Qeveritar që nga mëngjesi po qëndron në Kumanovë. Bëhet fjalë për një koordinim të aktiviteteve midis Qeverisë dhe pushtetit lokal.
Ndërkohë edhe Komuna e Kumanovës ka ndërmarr hapa konkret për të ndihmuar të gjitha familjet e dëmtuara duke ndarë ndihma të menjëhershme, njohton Radvan Asani këshilltar komunal.
Nga ekipet e EVN po punohet intensivisht edhe për riparimin e defekteve në rrjetin elektrik, pritet edhe pastrimi i terrenit nga ekipe të Ndërmarrjes “ Pastrim dhe gjelbërim” me ndihmë edhe nga kompanitë tjera simotra në Maqedoni.
Prej sot sërish ka rifilluar punën Tregu i gjelbërt i qytetit, ndërsa shkollat edhe sot nuk kanë qenë të hapura për mësim, por e njejta pritet të ndodhë shumë shpejt. (Nexhat Aqifi, TVM2)
