MEPSO-ja shpall tender të ri ndërkombëtar për ndërtimin e interkonektorit me Shqipërinë
MEPSO-ja ka shpallur një tender të ri ndërkombëtar...

MEPSO-ja ka shpallur një tender të ri ndërkombëtar për ndërtimin e interkonekorit 400 KV midis Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, një projekt me rëndësi kyçe për integrimin rajonal dhe stabilitetin energjetik të RMV-së.
“Projekti vlerësohet të kushtojë rreth 17 milionë euro i financuar përmes kredive dhe granteve nga BERZh dhe fondet evropiane. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 45 ditë dhe pritet që ofertuesi më i favorshëm të zgjidhet në tremujorin e tretë të këtij viti. Zbatimi i projektit duhet të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm dhe të përfundojë plotësisht deri në fund të vitit 2027. Ndërtimi i këtij interkonektori do ta pozicionojë sistemin tonë si një pjesë thelbësore të infrastrukturës evropiane të energjisë elektrike, duke mundësuar pjesëmarrje të qëndrueshme në tregjet rajonale, qasje në shërbimet e balancimit të sistemit dhe duke siguruar një furnizim më të sigurt dhe më ekonomik për të gjithë qytetarët.”, - deklaroi drejtori i përgjithshëm i ShA MEPSO, Burim Latifi.
