Maqedoni
Durmishi, nëse ka rritje të cmimeve, do të ketë masa të rrepta
28.04.2025 17:26
Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi thotë se masat për uljen e çmimeve...

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi thotë se masat për uljen e çmimeve kanë dhënë rezultat. Ai u shpreh se së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Tregut do të dalin në teren dhe nesë vërehet se ka rritje të çmimeve, paralajmëroi masa më të rrepta.
“Të dhënat që kemi marrë nga institucionet përkatëse, përkatësisht Enti Shtetëror i Statistikës, treguan se masat po jepnin rezultate, përkatësisht në mars u regjistrua inflacion prej 2.7 përqind, ndërsa krahasuar me shkurtin, pati deflacion prej 1.3 përqind në sektorin e ushqimit dhe pijeve, pra një rënie të çmimeve. Në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut do të jemi në teren, do t’i shohim çmimet, nëse nuk sillen siç duhet tregtarët, ose i rrisin çmimet do të ketë sërish masa rigoroze, nga ato që kemi tani”, u shpreh ministri i ekonomisë Besar Durmishi.
