Maqedoni
Marsh proteste në Shkup nga familjet e viktimave në "Puls"
29.04.2025 09:28
Në Shkup sot do të mbahet "Marsh për engjëjt", i organizuar nga familjet e viktimave në zjarrin tragjik në diskoteken "Puls" në Koçan....

Në Shkup sot do të mbahet "Marsh për engjëjt", i organizuar nga familjet e viktimave në zjarrin tragjik në diskoteken "Puls" në Koçan. Organizatorët paralajmërojnë se marshi do të fillojë para Prokurorisë në orën 12:05, si simbolikë për reagimin e vonuar të institucioneve, do të vazhdojë drejt sheshit “Maqedonia” dhe do të përfundojë para Kuvendit.
"Ne meritojmë përgjigje, nuk jemi ekspertë në ligj dhe procedura ligjore, dhe për këtë arsye nuk e kuptojmë se si ekspertët e ligjit i ndalojnë dhe më pas i lirojnë", thanë familjet në një deklaratë me shkrim.
Zyra e Prokurorit Publik ftoi në një takim përfaqësues të familjeve të cilët dëshirojnë të mësojnë më shumë rreth të gjitha aspekteve të procedurës hetimore. Marshimi protestues u mbështet nga Asambleja Studentore e Universitetit UKIM. "Le të dërgojmë një mesazh me dinjitet, por me zë të lartë, se Maqedonia meriton më mirë", thonë studentët.
Në zjarrin tragjik në diskoteken "Puls" humbën jetën 59 persona, tre të tjerë më vonë ndërruan jetë nga plagët e marra dhe rreth 100 të tjerë u plagosën. Deri më tani, mbi 60 individë dhe 3 persona juridikë janë përfshirë në hetimin e Prokurorisë.
