Botë
Dështoi për herë të 8-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
29.04.2025 11:36
Për të tetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare...

Për të tetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, për të gjashtën herë nuk mori mbështetjen për postin e kryeparlamentares.
Kësaj radhe, ajo mori 54 vota për, 44 kundër dhe 3 abstenuan. Në seancat paraprake, për të kishin votuar 57 deputetë. Seanca konstituive ka nisur më 15 prill dhe në shtatë seancat paraprake deputetët kanë arritur të kalojnë vetëm dy pikat e para të rendit të ditës – miratimin e raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve, por kanë ngecur në pikën e tretë, atë të zgjedhjes së kreut të ri të organit legjislativ.
