Maqedoni

Ejup Alimi drejton Komisionin qeveritar për vlerësimin e dëmeve në Kumanovë

12.05.2015 12:49

Qeveria në seancën e mbrëmshme vendosi që ti zhdëmtojë 100 për qind banorët e Kumanovës , shtëpitë e të cilëve pësuan në aksionin e fundit policor...

Me Komisionin e e formuar nga Qeveria për vlerësimin e dëmit të shkaktuar gjatë aksionit policor në Kumanovë, do të drejtojë sekretari shtetëror në Sekretariatin për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Ejup Alimi.
 
Anëtarë të këtij Komisioni janë përfaqësues të disa ministrive dhe pushtetit vendor në Kumanovë.
 
Komisioni ka për detyrë që të përgatis raport për dëmet e shkaktuara dhe në bazë të këtij raporti do të mbulohen të gjitha harxhimet.