Putini paralajmëroi armëpushim treditorë, Zelenski kërkon armëpushim 30-ditorë

29.04.2025 15:36

Ukrainasit janë skeptikë ndaj njoftimit të presidentit rus, Vlladimir Putin...

Ukrainasit janë skeptikë ndaj njoftimit të presidentit rus, Vlladimir Putin, për një armëpushim treditor. Qytetarët në Kiev hedhin dyshime ndaj deklaratave të Kremlinit për armëpushim pas një vale shpërthimesh të bombave me dron nga të dyja palët në konflikt.

"Tani Putini po mendon për sigurinë, sepse dronët tanë mund të fluturojnë në paradat e fitores. Unë nuk i besoj atij.", - tha një banore e Kievit, Irina.

“Është si të besosh Bin Ladenin ose kriminelë të tjerë që luftojnë kundër njerëzimit.”, - tha një banor i Kievit, Petro.

Zelenski përsëriti kërkesën e tij për një armëpushim 30-ditorë. Mezi presim Paradën e Fitores, Uashingtoni duhet të bëjë më shumë presion mbi Moskën, theksoi ai.

"Propozimi ynë është konfirmuar dhe pranuar nga pala amerikane. Amerikanët mund t'i bëjnë presion rusëve, që të zbatojnë këtë kërkesë.", - deklaroi presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski.

Plani amerikan për të lëshuar Krimenë dhe Donbasin, aksesin tokësor në gadishullin strategjik nën kontrollin rus, është ende në tavolinë. Kievi nuk do të jetë në gjendje të anëtarësohet në NATO, por shpreson për një rrugë të shpejtë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kjo kërkon një konsensus në Bruksel, i cili po përpiqet ta ndryshojë atë në një votë të shumicës së cilësuar. Kundër saj janë Bratislava dhe Budapesti.

"U bëj thirrje aktorëve kryesorë në Bashkimin Evropian. Dëgjoni çfarë po themi! Mos ndërmerrni hapa që do të çojnë në shpërbërjen e Unionit. Heqja e së drejtës së vetos është një hap drejt shfuqizimit të Bashkimit Evropian.", - u shpreh kryeministri i Sllovakisë, Robert Fiko.

"Nëse nuk kemi unanimitet në politikën e jashtme, nëse vendet nuk mund të përfaqësojnë më pozicionet e tyre, atëherë ne mund të tërhiqemi në luftë dhe populli ynë nuk e dëshiron këtë.", - deklaroi kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Ndërkohë autoritetet ukrainase kanë njoftuar se një fëmijë 12-vjeçar u vra dhe tre të tjerë u plagosën në Ukrainën qendrore gjatë natës, gjatë sulmeve ruse me dron. Sipas autoriteteve ukrainase një nga 100 dronët e lëshuar nga Rusia goditi një ndërtesë banimi në distriktin Samarivskji. (Fitore Demolli, TVM2)