Maqedoni

Aksioni në Kumanovë, qeveria do të kompensojë tërësisht dëmet

12.05.2015 12:53

Në mbledhjen e mbrëmshme, Qeveria mori vendim për kompensim të tërësishëm të dëmeve të shtëpive të shkatërruara gjatë përleshjeve në Kumanovë...

Derisa të përfundojë shqyrtimi i dëmeve dhe rindërtimi i shtëpive, qeveria do të ofrojë kompensim financiar për qira ose ndihmë strehimi. 
 
Gjithashtu u vendos që  familjeve të pjesëtarëve të policëve të vrarë të ndajë kompensim financiar në vlerë prej 70 000 euro për familje.
 
Qeveria ka angazhuar MPB –në të përgatisë dhe të dorëzojë informacion për nevojat për ndihma shtesë dhe mbështetje anëtarëve të familjeve të policëve.  Kompensim financiar do të jepet edhe për  pjesëtarët e forcave policore që mbetën të  plagosur në aksionin policor.  
 
Sot konkretisht kanë filluar aktivitetet për normalizimin e jetës në Kumanovë . Një pjesë e kabinetit qeveritar , që në mëngjes ka qëndruar në këtë qytet, për të koordinuar aktivitetet mes pushtetit qëndror dhe atij lokal. 
 
"Pas evidentimit të gjithë atyre familjeve dhe shtëpive nëpër të cilat nuk mund të banohet, lista e shtëpive dhe njerëzve do të kompensohen me vendim të qëeverisë në vlerë prej 100 mijë denarëve . Nëse arrijmë të bëjmë listën sot, pagesa do të bëhet që ditën e nesërme, ky është njëri nga vendimet  të cilin e konsiderojmë urgjent. Vendimi tjetër I Qeverisë është formimi I Komisionit që do të bëjë vlerësimin e dëmeve të objekteve veturave e cdo gjëje tjetër dhe qeveria do të mbulojë të gjitha shpenzimet , rindërtimin e shtëpive dhe dëmet e tjera . Komisioni ka afat 7 ditë të përfundojë me vlerësimin dhe ti raportojë qeverisë në mënyrë që rindërytimi të fillojë në një afat sa më të shkurtër . Familjet të cilat nuk kanë strehim, do tu kompensohen të gjitha jharxhimet e qirasë“, deklaroi ministri për Vetëqeverisje Lokale , Lirim Shabani.
 
Me Komisionin e e formuar nga Qeveria për vlerësimin e dëmit të shkaktuar gjatë aksionit policor në Kumanovë, do të drejtojë sekretari shtetëror në Sekretariatin për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Ejup Alimi. Anëtarë të këtij Komisioni janë përfaqësues të disa ministrive dhe pushtetit vendor në Kumanovë.
 
Edhe Komuna e Kumanovës ka ndërmarr hapa konkrete  për  të ndihmuar të gjitha familjet e dëmtuara duke ndarë ndihma të  menjëhershme për ta. 
 
"Ne hapëm tre linja ku mund të drejtohen qytetarët për ndihma dhe për të treguar problemet. Kemi siguruar hapësira ku mund të strehohen momentalisht Morëm vendim edhe për një shumë prej 2 milionë denarësh si emergjencë momentale për ti ndihmuar familjet,” thotë Ridvan Asani – Këshilltar i BDI së në komunën e Kumanovës
 
EVN ka filluar aktivitetet në terren për riparimin e rrjetit elektrik , ndërkohë që ndërrmarja “ Pastrim dhe gjelbërim me ndihmë edhe nga  kompanitë tjera simotra në Maqedoni kanë filluar pasrtimin e terrenit.  Prej sot sërish ka rifilluar punën Tregu i gjelbërt i qytetit, ndërsa  shkollat sërisht nuk kanë qenë të hapura për mësim, por procesi mësimor pritet të fillojë së shpejti.
 
 
NEXHAT AQIFI