Superliga shqiptare, hidhet shorti për ndeshjet e “Final Four”

29.04.2025 17:22

Këtë të martë u hodh shorti i "Final Four"...

Këtë të martë u hodh shorti i "Final Four" për ndeshjet gjysmëfinale në Superligën shqiptare.

Egnatia do të përballet me Partizanin dhe fituesi i këtij çifti do të përballet në finale me fituesin e Vllaznia-Dinamo.

Vlen të përmendet se Egnatia dhe Vllaznia kanë favorin e barazimit për t'u kualifikuar në finale.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Arena Kombëtare”, në periudhën 4–12 maj 2025. Gjysmëfinalja e parë do të luhet më 4 maj, ndërsa gjysmëfinalja e dytë më 5 maj. Finalja për vendin e tretë/katërt është planifikuar për datën 9 maj, ndërsa finalja për titullin kampion do të luhet më 12 maj.