Futboll

Shkodran Mustafi në Barcelonë?

12.05.2015 13:15

Barcelona është e interesuar për transferimin e mbrojtësit shqiptar të Valencias, Shkodran Mustafi...

Shkodran Mustafi mund të largohet nga Valencia, për t’u transferuar te një rival i madh i La Ligës. Sipas uebfaqes “eldesmarque.com”, mbrojtësi i Kombëtares gjermane kërkohet nga Barcelona, për afatin kalimtar të janarit.

Gjiganti katalan nuk ka të drejtë të realizojë përforcime deri në dimër për shkak të dënimit të FIFA-s. Dhe, pikërisht pas skadimit të tij, klubi nga Camp Nou do t’i intensifikojë përpjekjet për blerjen e Mustafit.